“T’i themi jo rrënimit të bujqësisë dhe zbrazjes së Shqipërisë”, Partia e Lirisë: Të gjithë fermerët t’i bashkohen protestës së opozitës

Shqipëria

“T’i themi jo rrënimit të bujqësisë dhe zbrazjes së Shqipërisë”, Partia e Lirisë: Të gjithë fermerët t’i bashkohen protestës së opozitës

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 14:14
Edmond Panariti

Partia e Lirisë ftoi sot fermerët t’i bashkohen protestës së 12 nëntorit.

Anëtari i kryesisë të Partisë së Lirisë, Edmond Panariti deklaroi sot se duhet “t’i themi jo rrënimit të Bujqësisë dhe zbrazjes së Shqipërisë”.

“Buxheti i Bujqësisë për vitin e ardhshëm, thellon rrënimin e Bujqësisë dhe përshpejton zbrazjen e vendit.

Me kaq para të këtij buxheti mjeran fermeri nuk mund ta kultivojë tokën, nuk mund të mbajë bagëti dhe nuk mund as të jetojë e mbijetojë.

Atij thjesht i kërkohet të largohet, ai ftohet të braktisë tokën, vendlindjen, atdheun.
Nëse nuk e bën, atëherë ai kërcënohet të taksohet për tokën të cilën nuk mund ta punojë, dhe nuk mund të prodhojë”, tha Panariti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat