Enkelejd Alibeaj takim ‘sekret’ me Sali Berishën? Deputeti i PD reagon pas deklaratave

Shqipëria

Enkelejd Alibeaj takim ‘sekret’ me Sali Berishën? Deputeti i PD reagon pas deklaratave

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 16:14
Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka përgënjeshtruar deklaratën e bërë nga analisti Artur Zheji në News 24, i cili tha se mes tij dhe Sali Berishës ka pasur një takim sekret përgjatë ditëve të fundit.

Aliebaj mohon të jetë takuar me ish-kryeministrin duke theksuar se ndarjet për çështje thelbësore nuk zgjidhen as me prapaskena dhe a me takime sekrete por vetëm duke u përballur me të vërtetën.

“Takimet “sekrete” dhe “prapaskenat” mund të jenë subjekt për ndonjë tregim apo roman, por jo për të përshkruar atë që po ndodh së fundmi në PD. Megjithë dëshirën e mirë dhe fantazinë e zhvilluar të disa analistëve nuk ka patur asnjë takim sekret.

I qëndroj bindjes time se ndarjet për çështjet thelbësore nuk zgjidhen as me prapaskena dhe as me takime sekrete. Përballja me të vërtetën është melhemi i vetëm për realitetin”, shkruan Alibeaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat