Rama batuta me Macronin: Tani e kuptoj pse Putin kërkon të të përqafojë

Shqipëria

Rama batuta me Macronin: Tani e kuptoj pse Putin kërkon të të përqafojë

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 19:58
Kryeministri Edi Rama dhe Macron

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në Forumin e Paqes në Paris, gjatë fjalës së tij nuk ka hezituar të bëjë një batutë për presidentin francez.

Ky i fundit, teksa mori fjalën në fillim të forumit bëri me dije se kanë rreth 1 orë kohë për të biseduar.

Rama i është përgjigjur se është shumë kurajoz që vendos një afat kohor për organizmin e një forumi të tillë dhe se tashmë e kupton se përse presidenti rus Vladimr Putin dëshiron ta përqafojë. 

“Së pari zoti president ju them që jeni shumë kurajoz të vini një afat kohor e të ftoni krerë shtetesh deri nga Amerikan Latine. Ju heq kapelen. Tani e kuptoj pse Putini tenton të të përqafojë”, i tha Rama kryeministrit Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat