Fluturimi sekret/ Britania dëbon 22 kriminelë dhe emigrantë të paligjshëm shqiptarë, ja kur mbërritën në Rinas

Shqipëria

Fluturimi sekret/ Britania dëbon 22 kriminelë dhe emigrantë të paligjshëm shqiptarë, ja kur mbërritën në Rinas

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Të paktën 22 shqiptarë janë deportuar nga Britania e Madhe mëngjesin e së mërkurës. Në një fluturim të fshehtë për në kryeqytetin e Tiranës, u deportuan kriminelë dhe emigrantë të paligjshëm, raporton Daily Mail.

Sipas medias britanike, ky vendim u autorizua nga Ministrja e Brendshme, Suella Braverman në një përpjekje për të penguar shqiptarët që të hyjnë në Britani duke kaluar Kanalin me gomone nga Franca.

Shumica e të dëbuarve ndodheshin në qendrat e mbyllura të dëbimit ku ata qëndronin si kriminelë të dënuar ose për hyrje klandestine në Britani nga deti.

Disa nga shqiptarët ndodheshin në kampin e Manston në Kent, që është përballuar me një numër në rritje të emigrantëve që mbërrijnë me varka.

Avioni me shqiptarët e deportuar mbërriti në aeroportin Nënë Tereza të Tiranës në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës.

Shqiptarët u dërguan më pas në një stacion policie në vend, raporton Daily Mail.

Pasaporta e secilit prej tyre është vulosur nga qeveria shqiptare që i ndalon të hyjnë në zonën Shengen të Evropës për tre vjet.

Ata nuk mund të përdorin viza 90-ditore për të udhëtuar në BE, ku më pas do shkonin drejt Francës veriore ose Belgjikë për një kalim në Kanalin e La Manshit.

“Është goditja e fundit nga Braverman ndaj emigrantëve të paligjshëm dhe kriminelëve shqiptarë në MB’, raporton media.

Home Office këmbënguli për konfidencialitet të plotë në lidhje me fluturimin. Emrat e të dëbuarve nuk u vu në dispozicion të stafit të avionit gjatë udhëtimit.

“Numri i njerëzve që mbërrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me gomone është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave”, tha ajo javën e kaluar.

Sipas Ministrisë së Brendshme, rreth 120 shqiptarë u dëbuan muajin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat