Protesta e Berishës, ambasada amerikane del me njoftimin urgjent

Shqipëria

Protesta e Berishës, ambasada amerikane del me njoftimin urgjent

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 11:32
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytet ka këshilluar qytetarët e saj të cilët jetojnë në Tiranë të shmangin ditën e sotme rrugët në cilat është paralajmëruar se do të mbahet protesta e lajmëruar nga opozita.

Qytetarët amerikanë u këshilluan të informohen për zhvillimet në lidhje me tubimin dhe të mos qarkullojnë pranë rrugëve përreth Kryeministrisë dhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ku pritet të mbahet protesta.

Njoftimi i ambasadës: 

Vendndodhja: Bulevardi Dëshmorët e Kombit – përballë Kryeministrisë.

Data/Ora: E shtunë, 12 nëntor, duke filluar nga ora 16:00

Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat