E reja dhunohet e përndiqet nga një 48-vjeçar, vidhet përmes mashtrimit nga tre persona…

Shqipëria

E reja dhunohet e përndiqet nga një 48-vjeçar, vidhet përmes mashtrimit nga tre persona…

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Katër persona u vunë në pranga nga policia e Fierit në orët e fundit. Një prej tyre është shtetasi me inicialet V. H., 48 vjeç, banues në Berat.

Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka përndjekur një 34-vjeçare, në qytetin e Fierit.

Ndërkohë efektivët e policisë Mallakastër arrestuan shtetasit G. M., 20 vjeç, F. Z., 23 vjeç dhe F. Y., 21 vjeç, të tre banues në Mallakastër, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me anë të mashtrimit, një shumë parash, një shtetasi tjetër.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat