Trafik droge përmes Rinasit, policia arreston dy vëllezërit turq që jetonin në Tiranë

Shqipëria

Trafik droge përmes Rinasit, policia arreston dy vëllezërit turq që jetonin në Tiranë

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Dy shtetas turq (vëllezër), u arrestuan nga Policia e Tiranës si autorë të dyshuar dhe bashkëpunëtorë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

“Në vijim të veprimeve të përbashkëta hetimore, mes Policisë shqiptare dhe asaj turke, për zbardhjen e plotë të rastit të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në tetor të këtij viti, nëpërmjet Rinasit, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, bënë ndalimin në PKK Qafë Thanë, të shtetasve:

– U. K., 41 vjeç, dhe K. K., 46 vjeç, me shtetësi turke, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”, bën me dije policia.

Këta dy shtetas janë autorë të dyshuar dhe dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit turq, të arrestuar në tetor të këtij viti, në Turqi, kanë kaluar nga Rinasi për në Turqi, një sasi lënde narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat