Përfundon protesta/Përplasje në shkallët e kryeministrisë – ky është paralajmërimi i Sali Berishës për Ramën

Shqipëria

Përfundon protesta/Përplasje në shkallët e kryeministrisë – ky është paralajmërimi i Sali Berishës për Ramën

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 14:36 Përditësuar në ora: 19:08 më 12.11.2022
Foto nga vendngjarja

Mbyllet protesta e opozitës së bashkuar

Përplasje në shkallët e kryeministrisë. Sapo është mbyllur fjalimi i kreut të PD-së Sali Berisha, protestuesit i janë drejtuar shkallëve të Kryeministrisë.

Fillimisht ata kanë ndezur qirinj dhe më pas kanë hedhur bojë të kuqe dhe kanë shkelmuar dyert e Kryeministrisë.

Në vend shihen dhe forca të policisë, të cilat kanë shoqëruar një protestues. Policia është bërë gardh para Kryeministrisë. Të tjerë efektivë kanë ndërhyrë nga pas Kryeministrisë.

“Mjerë ai që prek votën”, Berisha paralajmëron Ramën nga protesta para Kryeministrisë: Do ta presim biletën!

Kryedemokrati Sali Berisha nga protesta që po mbahet para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” pohoi se shqiptarët do t’i presin shumë shpejt biletën Edi Ramës.

Berisha paralajmëroi Ramën që mos të prekë votën e lirë.

Vjedhjen më të madhe, besimin, shpresën, për të mos thënë në një mënyrë tjetër, deri diku i topiti, i bëri që të mbeten në hallin e tyre. Ndaj ky miting madhështor, është sirena e fuqishme e shpresës për çdo shqiptar. Të bashkoheni me ne, në mënyrë që Edi Ramës t’ja shkurtojmë ditët, t’i presim biletën, Për ku? për aty ku e ka vendin. Ndaj sllogani juaj; Edi Rama, o hajdut, boll volle, shko në burg, do bëhet realitet. Miqtë e mi, 10 vite premtime, 10 vite mashtrime, mashtrime të çdo natyre. Ai bën gjithçka. Ndaj do e çojmë sa më parë aty ku e meriton. Miqtë e mi, Shqipëria sot është, do të thoja vasale e të tjerëve. Vendimet për shqiptarët merren në Beograd. Po merren dhe në Ankara. Shkollat mbyllen, qeveritarët shkarkohen, kopshtet mbyllen. Në Beogradin, me vëllezërit Karric merret porti i Durrësit. Të gjitha këto do të marrin fund. Ne ju themi partnerëve tanë se vetëm një Shqipëri sovrane, e respektuar do të mund të qëndrojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar për interesat e saj. Por siç e trajtoni ju Shqipërinë e Edi Ramës, punoni kundër miqësisë dhe bashkëpunimit, me Shqipërinë dhe shqiptarët. Kam një apel për shqiptarët nëse duan të votojnë të lirë, të bashkohen me ne, se jemi të betuar të bëjmë çdo sakrificë për të sjellë votën e lirë. Edi Rama mos harro traditën e shqiptarëve për votën e lirë. S’po t’i them sot, por merri vet me vend. Mjerë ai që prek lirinë e tyre, votën e tyre. Votën kurrë nuk ta fali! Çdo qytetar shqiptar që do shpresën, besimin te ky vend”, tha Berisha.

Berisha i drejtohet ndërkombëtarëve: Mos jepni fonde! Do kenë fatin e taksave të shqiptarëve që vidhen nga Rama

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban fjalën në protestën e opozitës.

Ai u bëri thirrje të gjithë atyre që mendojnë se shqiptarët largohen nga vendi të mos i japin fonde kësaj qeverie, pasi do përfundojnë si taksat e shqiptarëve që vidhen nga kryeministri Rama dhe qeveria e tij.

“Shqipëria s’do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të qytetrëve shqiptarë.

Stabiliteti e vota, stabiliteti e shpresa, besimi dhe e ardhmja do jenë të pandara.

Miqtë e mi, atyre që shohin shqiptarët të largohen me mijëra nga vendi e që mendojnë se vërtetë largohen nga varfëria u them njerëzisht, ruani fondet e taksapaguesve mos ja jepni kësaj qeverie sepse do kenë fatin e fondeve e taksave që shqiptarët paguaj në e vidhen nga qeveritarët.

Shqiptarët, çdo krizë e përjetojën se tragjedi kombëtare, kjo vetëm për një arsye, se Rama e vjedh. Më 26 nëntor Shqipëria u godit nga një tërmet ku vdiqen 51 qytetarë, të gjithë në dërtesa të bëra të pabanueshme nga tërmeti i 3 muajve më parë, në shtator. U lanë aty fondet e caktuara u vodhën.

Shpirtrat e tyre sot kërkojnë drejtësi. Para 3 ditësh Rama urdhëroi drejtësinë e tij të shpallë të pafajshëm, sot dhjetëra mijëra qytetarë që 3 vite humbën banesat jetojnë në cadra e kushte të jashtëzakonshme, vetë ai udhëton me charter me dhomë gjumi ultra luksoze. Vjedhin, vjedhin, vjedhin”, tha ai.

Berisha mesazh SHBA dhe BE: Mos e mbështesni regjimin e Edi Ramës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga protesta e thirrur nga opozita e bashkuar, i dha një mesazh të qartë BE dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke kujtuar dhe bashkëpunimin ndër vite me këta aleatë.

Berisha iu bëri thirrje aleatëve që mos të mbështesnin regjimin e Ramës.

Një fjalë për partnerët e Shqipërisë, opozita shqiptare ka trashëgiminë më të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju, vendet anëtare të BE, të NATO-s, partnerë strategjik si SHBA, të gjithë atë që ka ndërtuar, ka ndërtuar bazuar në vlerat që ndani ju njëri me tjetrin. Sot ju bëj thirrje; mos mbështesni regjimin e Edi Ramës. Mos mbështesni atë. Dua t’ju deklaroj se Shqipëria nuk do të ketë stabilitet pa votën e lirë, të qytetarëve shqiptarë. Stabiliteti dhe vota, shpresa, dhe besimi, e ardhmja, do të jenë të pandara.”, tha Berisha.

Fjalori në Kuvend, Berisha- Ramës: Vendimi është marrë, së shpejti aty vijnë burra e gra dhe priti se i kanë dy fjalë me ty

Kreu i PD-së Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do të përgjigjet para gjykatësit sovran.

Këto ditë, këto kohë, mediat e Britanisë së Madhe, mediat e Europës, kanë shkruar se shqiptarët ikin nga varfëria. kjo është vetëm aparenca. Shqiptarët janë vërtetë njerëzit më të varfër të Europës, por mos harroni se janë më të vjedhurit e planetit. Asnjë komb, asnjë qytetar, në asnjë vend nuk ka si në Shqipëri njerëz të vjedhur deri në palcë nga qeveritarë të pangopur, që nuk kanë asnjë normë morale, që nuk kanë më ligje, nuk kanë kushtetutë, kanë vetëm kodin e mafies, të drogës, të vjedhjes, të krimit të dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria. Miqtë e mi ne jemi sot në fillim të betejës sonë të madhe. Edi Rama e keni konstatuar të gjithë se është shndërruar në një ordiner që kalon nga mikrofoni në mikrofon me gjuhën më të ulët, më pervers, e më të turpshme. Keni konstatuar, keni parë se si në parlament ai flet dhe bën të skuqen me fjalorin e tij çdo fëmijë, çdo vajzë, çdo grua, çdo nënë, çdo prind kudo që është.

Tani unë do t’i them këtu para jush, Edi Rama për atë gjuhë të jesh i sigurt se mund të të përgjigjemi ty në të gjitha mënyrat që e meriton, por po të komunikoj sonte këtu vendimi është marrë, atje për së shpejti do të vijë gjykatësi sovran, do vijë këta burra dhe gra, priti aty se i kanë dy fjalë me ty. Më mirë priti këta se ne mund të përgjigjemi si të duash ti, por edhe populli i ka 2-3 fjalë me ty”, tha Berisha.

Berisha ia bën të qartë Ramës: E ke vendin në burg, do të çojmë në një regjim special

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka dhënë një mesazh të qartë kryeministrit Rama, se vendi i tij do të jetë në burg.

“Ky armik i lirisë, i votës suaj, nuk njeh ligj, kushtetutë, moral, asgjë. Është vërsulur me makinerinë e narkoshtetit që të rrëmbeje shqiptarëve votën, dinjitetin. Rama është armiku më i egerr i lirive tona. Ai që të merr shpresën, të ka marrë dritën hyjnore drejt së ardhmes. Ai që të merr shpresën të ka marrë besimin, forcën e pashtershëshme. Ai që të merr votën, të ka marrë dinjitetin. Njeriu që nuk voton i lirë, është i pashpresë, që humb besimin, që vendi nuk i duket më vendi i tij. Ai mendon se toka e tij, e të parëve, e prindërve të tij, s’do jetë më djepi i fëmijëve të tij, kopshti ku do të lulëzojnë ëndrrat e fëmijëve të tij. Kjo është Shqipëria sot, gjendja e saj. Ky është njëri aspekt. Edi Rama me votën, me rrëmbimin e saj ka vendosur monizmin, ka rikthyer monizmin e plot. Ndaj ju ftoj nga ky shesh, që të brohorasim; vdekje, vdekje monizmit. Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë në shtëpinë e turpit të historisë. Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë së bashku me ty, por ti ashtu siç ushton ky shtet, e ke vendin në burg dhe në regjim special. Atje do të çojmë!”,. tha Berisha.

“Sot, si në asnjë komb tjetër, shqiptarët, çdo fatkeqësi natyrore, çdo krizë, e përjetojnë si dramë dhe tragjedi kombëtare, dhe kjo vetëm për një arsye:

Se Edi Rama i vjedh, i vjedh, i vjedh ata.

Më 26 nëntor, Shqipërinë e goditi një tërmet i rëndë. Nën rrënojat e pallateve në Thumanë dhe Durrës dhanë shpirt 51 qytetarë. Të gjithë në ndërtesa të pabanueshme nga tërmeti i tre muajve më parë.

U lanë aty, fondet e caktuara u vodhën. Shpirtrat e tyre kërkojnë sot drejtësi.

Para tre ditësh, Rama urdhëroi drejtësinë e tyre t’i shpallë të pafajshëm.

Sot, dhjetëra-mijëra qytetarë që humbën banesat, jetojnë në çadra, kurse ai jeton në çarter me dhomë gjumi luksoze, ministrat e tij paguajnë 1 mijë dollarë një biftek, dhe paguajnë dadot për konet e tyre.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar se kjo qeveri ka abuzuar me 8.2 miliardë euro për shtatë vite.

Këto nuk janë të vetme, me aferat e Portit të Durrësit, Butrintit, janë miliarda e miliarda euro të tjera që po vidhen. Por e vërteta është se vjedhja më e madhe e shpresës dhe e besimit, i topiti, i bëri që të mbeten në hallin e tyre. Ndaj edhe ky miting madhështor i jashtëzakonshëm është sirenë e fuqishme e shpresës për çdo shqiptar. Të bashkoheni me ne, në mënyrë që Edi Ramës t’ia shkurtojmë ditët. T’i presim biletën. Për ku? Për aty ku e ka vendin. Ndaj dhe ju përshëndes ju, slogani juaj: Edi Rama, o hajdut, boll vodhe, shko në burg, do bëhet realitet.”, shtoi Berisha.

“Marrëveshja me PD, për t’u dhënë shqiptarëve të drejtën e referendumit”, Meta: Rilindja nuk kurseu bukën e jetimëve! 7 PPP të reja…

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh se Rilindja është aq e pashpirt sa nuk kurseu as bukën e jetimëve.

Ai shtoi se marrëveshja me PD, ishte me qëllim që shqiptarëve tu jepej e drejta e referendumit. Meta tha se kjo qeveri vetëm shtyp të varfrit dhe amniston oligarkët.

“Po bëhet gjithçka të asgjësohet prodhimi vendas e po goditet shtresa e mesme. Akti i fundit nuk kurseu as profesionet e lira.

Grabitqarët e Rilindjes detyrojën qytetërt të paguajnë borxhe mld euro. Peshën e krizës ia faturoi popullit mes mos rritjes së pagave e pensioneve dhe taksave. Nuk ka vullnet indeksimin e pensioneve se duhet të vijojë të vjedhë me Inceneratorët e 7 PPP të reja. Rilindasit, aq të pashpirt sa vodhën edhe bukën e jetimëve. Vetëm shtypin të varfrit e fukarenjtë dhe amnistojnë oligarkët. Qytetarë fjala juaj është urdhër për veprim, e vetmja e vërtetë legjitime. Bashkë me PD kemi firmosur një marrëveshje historike për t’u dhënë shqiptarëve të drejtën e referendumit.

Përpara për të shpëtuar Shqipërinë e flamurit tonë, Shqipërinë e familjeve tonë.

Pyetjes së udhëheqësve fetare se kujt do t’ja dorëzojmë këtë tokë të bekuar, sot i kemi dhënë përgjigjen, përveç të rinjve dhe të rejave patriote. Bashkë do ta bëjmë Shqipërinë krenare dhe të begatë”, tha Meta.

Sali Berisha në protestë: Para 30 vitesh thirrëm “vdekje komunizmit”, sot le të thërrasim “vdekje monizmit”

Sali BerishaAi që të merr shpresën, besimin dhe forcën e të ardhmes së njeriut. Ai që të merr votën të ka marrë edhe vendin. Njeriu që nuk voton I lirë është njeri të cilit vendi nuk i duket më vend i tij, ai mendon se toka e të parëve të tij nuk do jetë më djepi i fëmijëve të tij, kopshti ku do lulëzojnë ëndrrat e tij dhe fëmijëve të tij. Kjo është gjendja e Shqipërisë sot. Edi Rama me rrëmbimin e votës ka vendosur monizmin e plotë ndaj dhe ju ftoj sot nga ky shesh të brohorasim njësoj si 30 vite më parë kur brohorisnim vdekje komunizmit, sot të themi vdekje të monizmit.

Edi Rasma monizmin tënd do ta arkivojmë se bashke me ty, por ti e ke vendin në burg, në regjim special dhe atje do të të çojmë. Këto kohë mediat e Britanisë, Evropës kanë shkruar se shqiptarët ikin nga varfëria, shqiptarët janë të varfër por mos harroni se janë njerëzit më të vjedhur të Evropës dhe planetit. Asnjë komb nuk ka si një Shqipëri njerëz të vjedhur deri në palcë nga qeveritarë të pangopur që nuk kanë ligje e kushtetutë, kanë vetëm kodin e mafias, vjedhjes dhe dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria.

Ai bën të skuqen me fjalorin e tij, çdo fëmijë, çdo prind kudo që është. Tani do t’i them këtu para jush. Për atë gjuhë mund të përgjigjemi ty në të gjitha mënyrat që ti e Meriton, por po të komunikoj sonte këtu, vendimi është marrë. Atje do vijë gjykatësi sovran, këto burra dhe gra priti aty se i kanë dy fjalë me ty.

“Shqiptarët janë sërish populli i gomoneve”/ Berisha nga protesta: Me makineritë e narkoshtetit ka rrëmbyer lirinë e popullit

Qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, shqiptare dhe shqiptarë, në Shqipëri dhe kudo që jeni sonte, përshëndetjet më vëllazërore nga ky mitting i jashtëzakonshëm nga ky tsunam i lirisë së shqiptarëve, nga këta qindra mijëra djem dhe vajza, burra dhe gra që po shqyejnë me entuzaiazëm më zërin dhe fusinë e tyre bulavarde dhe rrugë të Tiranës, të dashur demokratë e demokratë, anëtarëtë PL dhe partive të tjera opozitare, qytetarë të paparti, socialistë e njerëz të të gjitha bindjeve e kauzave të drejta, mirënjohje të pakufijshme për praninë tuaj vllazërore, shpresë, besim se ky vend do të ndryshojë.

Miqt e mi, ne mblidhemi sot këtu në një kokë kur njëllloj si 32 vite më parë bota na shef si njerëzit e gomoneve. Ndaj dhe le të ndalemi për një moment, pse ne sot pas 31 vitesh rrugën në liri përsëri u bëmë nerëzite  gomoneve, mos vallë e ka fajin Shqipëria? Kurrën e kurrës, nuk ka vënd më të bekuar e më të pasur se ky vënd, por shqpateët janë populli i gomoneve sepse dikush dhe ky dikush është Edi Rma, ju ka grabitur e plkaçkitr votën. Ka shndërruar lirinë e tyre në iluzion. Ky armik i lirisë tonë, i vptës tuaj nuk njeh ligj dhe kushtetutë e moral, nuk njeh asgjë, është vlerësuar më të gjithë makinerinë e narkoshtetit të rrëmbejë votën e shqiptarëve, dhe dinjitetin e shpresë, besimin. Rama është armiku më i ëger i lirive tona. Ai të mrrr sh[resën.

Bulevardi ndriçohet nga celularët

Këtë të shtunë, opozita po zhvillon protestën e radhës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku vihet re një pjesëmarrje e lartë e qytetarëve. Deri më tani, nuk është shënuar asnjë incident.

Pas fikjes së dritave të ndriçimit, qytetarët kanë ndezur bulevardin me dritat e celularëve të tyre.

Ata njëzëri kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria, të cilin e akuzojnë për korrupsion, krim të organizuar edhe që po largon të rinjtë nga vendi.

Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.

Në krah të kryedemokratit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë një grup i caktuar deputetësh dhe drejtuesit politikë të qarqeve.

Për mbarëvajtjen e protestës, janë gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore janë mbyllur që prej orës 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat