“Protestat do vijojnë pa mbarim”, Meta: Sot u hodh një hap përpara për garantimin e llogaridhënies, për Ramën të parin e gjithësecilin

Shqipëria

“Protestat do vijojnë pa mbarim”, Meta: Sot u hodh një hap përpara për garantimin e llogaridhënies, për Ramën të parin e gjithësecilin

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 19:27
Ilir Meta

Menjëherë pas përfundimit të protestës, Ilir Meta iu drejtua selisë së Partisë së Lirisë.

Në një prononcim për mediat, Meta tha se sot u hodh një hap përpara llogaridhënies, ndërsa u shpreh se protestat do të vijojnë pa mbarim.

E kemi bërë të qartë protestat do vijojnë pambarim. Protesta dhe zgjedhje, zgjedhje dhe protesta, Edi Rama pa asnjë diskutim është i detyruar të dëgjojë këngën e numërimit mbrapsht,nuk ka asnjë lloj legjitimiteti, është një shpresëvrasës, për popullin, për të rinjtë e të rejat. Kjo ndodh për shkak të kapjes së shtetit dhe goditjes që i ka dhënë pluralizmit politik. Sot jam i sigurtë se është hedhur një hap përpara për garantimin e llogaridhënies, për Ramën të parin e gjithsecilin.”- u shpreh Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat