Protesta e opozitës/ Balla: Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën njëlloj si në 2011

Shqipëria

Protesta e opozitës/ Balla: Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën njëlloj si në 2011

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 19:35
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas përfundimit të protestës së opozitës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla thot se opozita sot, është më e dëshpëruar e më e tërbuar se kurrë.

Balla shprehet se rublat ruse vijojnë të financojnë aleancën, e cila sipas tij, vijon të jetë e zhytur në paratë ruse.

“Aleanca e Rublave është përditë e më e lexueshme, çdo ditë e më e tërbuar, prej sonte edhe më e dëshpëruar! Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën, njëlloj si në 2011 kur dhanë votën KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe të shkruar në Kremlin, që lemerisi botën me gjoja trajtime çnjerëzore dhe trafiqe organesh nga UÇK! Opozita e rublave është e zhytur thellë në thesin e parave ruse. Porosia për sot nga Moska ishte që të mos kishte asnjë fjalë apo zë kundër agresionit rus në Ukrahinë. Dhe bedelat e Putinit në Tiranë e zbatuan. Turp!”– shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat