“Qeveria shfrytëzon fuqinë e tyre”- Gazetari Artan Hoxha flet për rolin e krimit të organizuar në Shqipëri

Shqipëria

“Qeveria shfrytëzon fuqinë e tyre”- Gazetari Artan Hoxha flet për rolin e krimit të organizuar në Shqipëri

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 06:37
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për sfidat e profesionit si gazetar. Ai foli për ndikimin e krimit të organizuar duke theksuar se ata mund ta bëjnë qeverinë të punojë për ta.

Hoxha theksoi se deri tani është qeveria ajo që e shfrytëzon fuqinë e tyre. Ai foli për trafikun e drogës me gomone drejt Italisë, duke deklaruar se ishte vetë policia ajo që kryente ngarkimin e mallit.

“Deri në këto momente krimi i organizuar nuk e ka ende idenë se sa fuqi ka. Ata e bëjnë qeverinë që të punojnë për ta. Deri në këto momente është qeveria që e shfrytëzon fuqinë e tyre, paratë e tyre. Ata nuk bashkëpunojnë por bashkërendojnë.

Ti do rastet që policia fikte radarët dhe ngarkonte vetë gomonet që do çonte në Itali? Vlonjat për të ngarkuar nuk shkonte. Shkonte policia një rrugë e dy punë”, tha Artan Hoxha.

Gazetari tregoi sesi u shoqërua me makinën e Blendi Fevziut për të dëshmuar në Prokurorinë e Durrësit në vitin 2016, ku tha se pati mundësinë të fshihte njërin nga celularët, pasi dy të tjerët iu sekuestruan për shumë kohë.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda më bëri një favor. Meqenëse makina që kishte ardhur të më merrte nuk i plotësonte standardet e mia si anëtar I komisionit të krimit të organizuar,më lanë të udhëtoja me Audin 110 mijë eurosh të Fevzos. I dha vetë Fevzo makinës. Në sedijen e parë të pasagjerit ishte adashi im Artan Hoxha që ishte kandidat për president. Unë isha mbrapa dhe më lanë kohë të fshihja një nga telefonat, dy i dorëzova”- tha Artan Hoxha në “Më lër të flas”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat