Protesta para kryeministrisë, Salianji: Takova qytetarë të paduruar për t’i dhënë fund regjimit të Edi Ramës!

Shqipëria

Protesta para kryeministrisë, Salianji: Takova qytetarë të paduruar për t’i dhënë fund regjimit të Edi Ramës!

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 06:41
Pamje nga protesta

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka publikuar fotot nga protesta e mbajtur ditën e sotme para kryeministrisë.

Ai shprehet se ka takuar sot burra, gra, prindër, fëmijë dhe profesionistë me histori të ndryshme por me një qëllim, për t’i dhënë fund regjimit të Edi Ramës.

Opozita është përgjegjësi e madhe kur pesha e besimit dhe niveli i dëshpërimit është kaq i madh! S’duhet humbur ky shans i madh për ndryshim”, shkruan ai.

“Dëshpërimi është i madh por ende ka shpresë

Sot takova në bulevard gjatë protestës burra dhe gra, prindër, fëmijë, profesionistë, emigrantë, studentë! Të gjithë kishin nga një histori! Të gjithë kishin shumë për të folur! Të gjithë ishin të paduruar për ndryshim! Të gjithë donin t’i jepej fund regjimit të Edi Ramës!

Opozita është përgjegjësi e madhe kur pesha e besimit dhe niveli i dëshpërimit është kaq i madh! S’duhet humbur ky shans i madh për ndryshim! Kushdo prej përfaqësuesve politikë të opozitës duhet të jemi në nivelin e pritshmërive të shqiptarëve!”, thekson Salianji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat