Rrëfehen gratë që u kapën në serat me kanabis

Shqipëria

Rrëfehen gratë që u kapën në serat me kanabis

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 09:29
Gratë që merreshin me furgona nga zona të ndryshme të Tiranës dhe veriut të Shqipërisë paguheshin 50 mijë lekë(të vjetra) në ditë

Pak ditë më parë 95 gra u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Beratit pasi u kapën duke punuar brenda një sere me 870 kg kanabis.

Gratë që merreshin me furgona nga zona të ndryshme të Tiranës dhe veriut të Shqipërisë paguheshin 50 mijë lekë(të vjetra) në ditë. Një prej tyre ka treguar se ishte nisur për të punuar në ullinj pasi i kishin premtuar edhe pazar të mirë.

"Më thanë është sezon ullinjsh. Hajde dhe do të paguajmë. I lashë në shtëpi fëmijët dhe burrin dhe pazari për të vjelur ullinj ishte shumë i mirë."

Gruaja e moshës 48 vjeç e cila jeton në një fshat të Tiranës, u lidh me “pronarët” e ullinjve të Beratit përmes fqinjëve të saj, që u ishte bërë e njëjta ofertë.

Nënë e bijë, Drita (43 vjeç) dhe Izmira Mema (25 vjeç) nga një fshat i Tiranës janë arrestuar pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të narkotikëve si dhe të dyshuara se kanë patur informacion dhe se kanë patur po ashtu lidhje me kultivuesin kryesor.

Në momentin e arrestimit në trup atyre iu gjetën 3 milionë lekë të vjetra me vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat