Me fytyrë të mbuluar! Momenti i mbërritjes së dy rekrutueseve të kanabisit në Berat

Shqipëria

Me fytyrë të mbuluar! Momenti i mbërritjes së dy rekrutueseve të kanabisit në Berat

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 10:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Drita Mema dhe Izmire Mema, dy gratë të cilat rekrutonin 95 punëtore për të tharë kanabisin në Kutalli të Beratit, janë përpjekur që ta fshehin fytyrën me rroba në momentin e mbërritjes në gjykatë.

Bashkë me 9 personat e tjerë të arrestuar disa ditë më parë në serën ku përpunohej kanabis në fshatin Kutall do të njihen me masën.

Të arrestuarit janë Hamdi Dyli, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Blerim Xheka, Bashkim Mema, Edison Mema, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha, Samoel Lushaj, Drita Mema dhe Izmire Mema.

Dy gratë mes 11 organizatorëve rekrutonin 95 punëtore, të cilat po hetohen në gjendje  të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat