Media britanike sulmon Ramën: Shoku i Blair që fajëson “Brexit” për emigrantët, nuk është si liderët e tjerë

Shqipëria

Media britanike sulmon Ramën: Shoku i Blair që fajëson “Brexit” për emigrantët, nuk është si liderët e tjerë

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 11:32
Edi Rama

Gazeta britanike The Times i ka dedikuar një profil kryeministrit Edi Rama, i cili është në qendër të vëmendjes pas replikave në distancë me politikanët britanikë për çështjen e fluksit të lartë të emigrantëve shqiptarë.

“Kryeministri i Shqipërisë nuk është si liderët e vendeve të tjera.

Edi Rama është një ish-basketbollist profesionist 1.98 metra dhe artist praktikues, veprat shumëngjyrëshe të të cilit janë ekspozuar në disa nga galeritë kryesore në botë.

Por ai është ende një politikan. I përballur deklaratat e fundit të diskutueshme të Sekretares së Brendshme se azilkërkuesit shqiptarë janë pjesë e një “pushtimi” të Britanisë dhe se disa prej tyre janë në të vërtetë kriminelë, ai reagoi me shkathtësi dhe fajësoi politikat e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar”, shkruan ndër të tjera gazeta britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat