Tre raste të kontrabandës së cigareve/ Arrestohet një 34 vjeçar, dy të tjerë nën hetim

Shqipëria

Tre raste të kontrabandës së cigareve/ Arrestohet një 34 vjeçar, dy të tjerë nën hetim

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Tre raste të kontrabandimit të cigarave janë goditur në Tiranë.

Si pasojë policia ka arrestuar në flagrancë 34 vjeçarin A. M., ndërsa janë vënë nën hetim I. D., 31 vjeç, A. M., 35 vjeç, të tre banues në Tiranë. Gjatë kontrollit nga policia në automjetin që drejtonin të tre personat janë gjetur dhjetëra steka me paketa me cigare të kontrabanduara.

Polica ka sekuestruar stekat me cigare në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat