“Jam operuar 7 herë”, 85-vjeçarja e detyruar të dalë në rrugë për të shitur: Pensioni më shkon për ilaçe

Shqipëria

“Jam operuar 7 herë”, 85-vjeçarja e detyruar të dalë në rrugë për të shitur: Pensioni më shkon për ilaçe

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

85-vjeçarja Gjorgjia Simaku qëndron çdo ditë në këtë cep të Rrugës së Kavajës. Pas vdekjes së të shoqit prej më shumë se 20 vitesh ajo jeton e vetme.

Të ardhurat që përfiton nga pensioni janë të pakta dhe në këto kushte ka zgjedhur të shesë rrobat e bëra prej duarve të saj me grep. Jetesën e ka pasur të vështirë, pasi është detyruar t’i nënshtrohet plot 7 ndërhyrjeve. Ajo thotë se nga 17.200 mijë leke që merr pension, pjesën më të madhe e shpenzon për ilaçe dhe tarifat e dritave dhe ujit.

Nënë Gjorgjia tregon se në moshë të re ka punuar me tre turne në Uzinën e Kombinatit, ku njëkohësisht ndiqte edhe shkollën. Vështirësitë do të shtoheshin për të kur i shoqi ndërroi jetë dhe e vetme do të duhej të kujdesej për tre fëmijët. Ndërsa tashmë, pjesën më të madhe të ditës e kalon gojëkyçur, shoqëruar shpesh me dhimbjet që sjellin sëmundjet.

85-vjeçarja ka një mesazh për të gjitha bashkëmoshatarët, ku më kryesorja është ftesa që ende të punojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat