“Do kemi dimër të vështirë”-Publikimi i e-maileve të kreut të SHISH, Artan Hoxha: Hakerat po veprojnë me grafik! Na kanë shpartalluar, askush nuk mban përgjegjësi

Shqipëria

“Do kemi dimër të vështirë”-Publikimi i e-maileve të kreut të SHISH, Artan Hoxha: Hakerat po veprojnë me grafik! Na kanë shpartalluar, askush nuk mban përgjegjësi

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 14:05
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka folur ditën e sotme për publikimin e e-maileve të kreut të SHISH Helidon Bendo nga ana e hakerave iranianë.

Hoxha u shpreh se hakerat publikojnë të dhëna çdo fillim jave duke theksuar se priten se në vijim pritet të nxjerrin të tjera informacione sekrete duke treguar sa të pambrojtur janë shqiptarët.

“Hakerat kanë vazhduar duke u përmbajtur në një grafik, çdo fillim jave publikojnë të dhëna. Janë korrekt me oraret. Ne e kemi quajtur si shpartallim të shtetit virtual të Shqipërisë. Do kemi një dimër të vështirë, ata po tregojnë sa thellë kanë hyrë dhe sa të pambrojtur janë shqiptarët.” tha Hoxha.

Gazetari tha në ABC theksoi se hakerat po selektojnë informacionet dhe emrat e publikuara për të treguar se çfarë janë në gjendje të bëjnë

“Duhen para pikat e dobëta për të parë funksionimin. Ata kanë nxjerrë emailet e Shefit të Shërbimit Informativ Sekret. Imagjino se ku kanë arritur ata. Ky shefi është në SHBA prej një viti. Ata kanë marrë çfarë u është dashur dhe çfarë jo. Hakerat i selektojnë dhe tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë” tha Hoxha.

“Në emaile që kanë marrë, janë që ka dërguar dhe që ka marrë nga palë të tjera. SHISH duhet të bëjë dhe njëherë nga e para. Duhet të tërheq agjentët jashtë. Me këto informacione tregojnë objektivin real të tyre. Objektivat i kanë strategjike, se hapën edhe emailet e Drejtorit të Përgjithshëm, Nano.

Kjo ka dëmtuar rrjetin agjenturor të vendit dhe unë kam thënë edhe më parë që SHISH duhet të rindërtojë rrjetin a agjentëve pasi tani janë zbuluar të gjithë”, tha Hoxha.

Ai tha se askush në vendin tonë nuk ka mbajtur përgjegjësi në lidhje me informacionet e publikuara deri më tani.  “Ore si ka mundësi që u bën muaj që ata publikojnë të dhëna dhe këtu askush nuk reagon. Do mbajë dikush përgjegjësi në këtë vend?! Po si ka mundësi që na kanë shpartallur dhe askush nuk mban përgjegjësi për diçka kaq të madhe që ka ndodhur?!”, tha Hoxha.

“Nuk po bëjmë asgjë në këtë drejtim dhe po i lejojmë armiqtë tanë që të na dëmtojnë edhe më tepër”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat