Luanin lojërat e fatit në mënyrë të paligjshme/ Arrestohen dy persona, hetohen në gjendje të lirë 18 të tjerë

Shqipëria

Luanin lojërat e fatit në mënyrë të paligjshme/ Arrestohen dy persona, hetohen në gjendje të lirë 18 të tjerë

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Dy persona janë vënë në pranga, ndërsa 18 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, pasi u kapën duke luajtur lojërat e fatit në mënyrë të paligjshme.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, u sekuestruan shuma parash dhe letra bizhozi që përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit në Devoll.

Në banesën e shtetasi A. B., ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht poker.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i 29-vjeçarit me iniciale K. K. dhe A. B., banues në Bilisht.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi hetimi në gjendje të lirë për 18 shtetasit e mëposhtëm:

E. B., 43 vjeç; K. M., 30 vjeç; Xh. N., 36 vjeç; E. G., 30 vjeç; A. Ç., 30 vjeç; A. Sh., 42 vjeç; A. S., 50 vjeç; K. N., 24 vjeç; M. K., 38 vjeç; K. Xh., 30 vjeç; M. C., 24 vjeç, banues në Bilisht; R. Ç., 39 vjeç dhe R. M., 20 vjeç, banues në fshatin Vërlen, Devoll; A. G., 32 vjeç, banues në fshatin Çipan, Devoll; E. D., 29 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë; Zh. L., 33 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë; J. S., 48 vjeç dhe M. R., 34 vjeç, banues në Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat