Aksident në Durrës/ Shoferja pa patentë futet në dyqan me gjithë automjet

Shqipëria

Aksident në Durrës/ Shoferja pa patentë futet në dyqan me gjithë automjet

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Nje aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 16 të qytetit të Durrësit.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me hyrjen  e një dyqani që ndodhet pranë rrugës Hysen Myshketa në qytetin bregdetar.

Burime bëjnë me dije se mjeti drejtohej nga një shtetase e cila duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në butikun e rrobave. Shtetasja ishte pa leje drejtimi.

Për fat të mirë nga përplasja nuk ka persona të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat