Soko: Në portin e Durrësit pallatet janë të sigurta, jahtet jo, mund të ndryshohet projekti rrugës

Shqipëria

Soko: Në portin e Durrësit pallatet janë të sigurta, jahtet jo, mund të ndryshohet projekti rrugës

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 21:36
Pano Soko

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko tha se në projektin e portit të Durrësit pallatet janë të sigurta, por jo jahtet.

Ai u shpreh se kompania ndërtuese mund ta ndryshojë projektin rrugës nëse e sheh të nevojshme dhe shtoi se nuk është bërë konsultim publik për këtë projekt madhor.

Soko: Do të jenë 800 mijë metra katrorë hapësirë që do të zhvillohet. Faza e parë janë pallatet, ndërsa projekti i jahteve janë fazë e dytë. Ndërkohë që thuhet se kompania ka te drejtë që ta ndryshojë projektin nëse e sheh të nevojshme. Pra pallatet janë të sigurta.

Ne duam që të ecë turizmi dhe të kemi port jahtesh dhe hotele për miliarderë. Shqetësimi fillon në mënyrën se si është zgjedhur. Për projekte të tilla kaq të mëdha, debatet në një vend normal do të kishin filluar qysh nga ideja, sepse janë 2 miliardë euro investim dhe për një hapësirë nevralgjike. Duhet të kishim konsultim me kompani të ndryshme për një turizëm elitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat