Shqipëria bëhet anëtare në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së

Shqipëria

Shqipëria bëhet anëtare në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 15:58
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi së bashku me Komisionerin e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç,

Nga sot Shqipëria edhe zyrtarisht është bërë shtet pjesëmarrës në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, i cili është sistem i BE-së për menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi së bashku me Komisionerin e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç, në ambientet e Qeverisë së Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen për anëtarësim në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, ku më pas patën edhe një adresim për media. 

Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç u shpreh se Shqipëria po bëhet anëtare e këtij mekanizmi në kohën kur rreziqet natyrore po rriten dhe sipas tij shtetet si të vetme nuk do ia dalin të ballafaqohen me to. 

Lenarçiç theksoi tani Shqipëria do të ketë mundësinë që të ndërtoj kapacitetet e saj për reagimin e mbrojtjes civile. 

Lenarçiç: Tani Shqipëria do të mund ndërtojë kapacitetet e saj për reagimin e mbrojtjes civile

“Tani, çfarë do të ndryshojë, sepse e dini që kur Shqipëria është përballur me tërmet në vitin 2019 dhe kërkoi mbështetje, mekanizmi i njësive evropiane shkoi të asistonte. E njëjta ndodhi në verë kur pati zjarre në pyje, dhe pati kërkesë nga Shqipëria, dhe gjeti përgjigje. Kjo nuk do të ndryshojë, si anëtare e mekanizmit për mbrojtjen civile, Shqipëria do të ketë mundësi të llogarisë në mbështetjen e të tjerëve, por janë disa gjëra të reja që do të ndryshojnë me këtë integrim të Shqipërisë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së. Së pari, Shqipëria do të mund të përdorë më shumë pajisje ekspertize dhe burime në mënyrë që të ndërtojë kapacitetet e saj për reagimin e mbrojtjes civile, të përgatit mbrojtjen civile të saj, si dhe parandalimin. Bashkë me të tjerët, të gjithë po punojmë për këtë, sepse ne të gjithë duhet të punojmë në këtë çështje, sepse parandalimi mund të shpëtojë shumë jetë dhe shumë para”, tha Lenarçiç.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi u shpreh se nga sot shqiptarët do të ndihen më të sigurt dhe më të mbrojtur në këtë vend i cili shpesh ballafaqohet me fatkeqësi. 

Sipas tij Shqipëria me anëtarësimin me të drejta të plota në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile shënon progres drejt Bashkimit Evropian. 

Peleshi u shpreh se nga sot do të jenë kontribuues në Mekanizimin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian. 

Peleshi: Ky është hap i rëndësishëm në progresin tonë drejt Bashkimit Evropian. 

“Strukturat e mbrojtjes janë të integruara në strukturat euroatlantike jemi anëtar të NATO-së dhe sot mbrojtja civile po integrohet në mekanizimin evropian për mbrojtjen civil. Ky është një hap i rëndësishëm në progresin drejtë destinacionit historik të shqiptarëve që është Bashkimi Evropian.... 04’44Ky mekanizëm ka rëndësi të madhe për Shqipërinë për mbrojtjen civile, Shqipëria është një nga vendet e rriskuara dhe shumë të ekspozuara ndaj fatkeqësive për fat të keq gjatë 12 muajve të vitit fatkeqësitë natyrore dhe emergjencat civile të shkaktuara prej tyre nuk përballen dot vetëm sado i madh dhe i fuqishëm të jetë një vend. Mekanizmi evropian ka qenë pranë nesh në ditë të vështira të emergjencave civile e fatkeqësive natyrore duke kulmuar në nëntor të viti 2019 pas tërmetit dramatik që pësoi Shqipëria, por sot ne jemi anëtar të këtij mekanizmi do të thotë ne sot marrim pjesë jo thjesht si përfitues por edhe si kontributor në tryezat ku përgatiten politikat e masat, aktet e mbrojtjes civile për gjithë hapësirën e BE-së dhe vendeve të Ballkanit”, theksoi Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes shqiptare u shpreh se si shtet kanë nevojë për ngritje të kapaciteteve njerëzore e trajnime të cilat tani si anëtar të këtij mekanizmi të BE-së mund t’i thithin më shpejt. 

Peleshi: Tani do të përfitojmë ngritje të kapaciteteve dhe trajnime në mënyrë më të shpejtë 

“Kemi nevojë për ngritjen e kapaciteteve njerëzore për trajnime për manuale të caktuara të cilat nuk mund t’i përfitonim dot në masën, formën dhe shpejtësinë që do t’i përfitojmë tani si anëtar të këtij mekanizmi”, theksoi ai. 

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së synon të forcojë bashkëpunimin midis vendeve të BE-së dhe 8 shteteve pjesëmarrëse (Islanda, Norvegjia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia, Bosnja dhe Hercegovina dhe së fundmi Shqipëria) për mbrojtjen civile për të përmirësuar parandalimin, gatishmërinë dhe përgjigje ndaj fatkeqësive.

Përpara se të anëtarësohej si një anëtare me të drejta të plota, Shqipëria ishte mbështetur nga Ekipet e Mbrojtjes Civile të BE-së pas tërmetit shkatërrues në nëntor 2019 dhe menaxhimin e zjarreve në tri verërat e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat