Flamur Noka flet pasi i hodhi miell Ramës në Parlament: 'Duhej t`i kisha hedhur më shumë ...'

Shqipëria

Flamur Noka flet pasi i hodhi miell Ramës në Parlament: 'Duhej t`i kisha hedhur më shumë ...'

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 00:22
Flamur Noka

Gjatë intervistës së tij të fundit përballë moderatores Ester Bylyku, Flamur Noka riktheu edhe njëherë në kujtesë rastin, ku i hodhi miell në fytyrë Kryeministrit Edi Rama.

I pyetur nga moderatorja nëse është penduar për atë gjest, Flamur Noka u përgjigj: 'Absolutisht jo. Madje duhej t`i kishim hedhur më shumë gjëra.'

Në vijim të intervistës, Ester, i përmendi edhe deklaratën e Ramës, i cili e quajti deputetin 'Flamur pa shkop' . I pyetur si u ndje në atë moment, Flamur Noka shtoi: 'Nuk më ka ardhur aspak keq.'

Noka, theksoi se Edi Rama e urren Parlamentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat