Surpriza e motit për sot, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Shqipëria

Surpriza e motit për sot, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 07:45
Foto ilustrim

Vendin e pret një fundjavë e paqendrueshme veçanërisht prej mbrëmjes së të shtunës.

Reshjet e dobëta dhe fillimisht lokale të ditës së shtunë në mbrëmje do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët dhe në pjesën veriperëndimore edhe shtrëngata me rrufe.

Në orët e vona të mbrëmjes dhe pas mesnatës në veri e veriperëndim reshjet do të fitojnë intensitet deri të lartë.

Era përgjithësisht gjatë situatës së përkeqsuar do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme në brigjet detare. Valëzimi në dete i forcës 4-5 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat