“Më kanë braktisur djemtë”/ Historia prekëse e Aliut, fle në rrugë prej 2 vitesh

Shqipëria

“Më kanë braktisur djemtë”/ Historia prekëse e Aliut, fle në rrugë prej 2 vitesh

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 10:35
Ali Sanka

Ali Sanka është 69-vjeçari, i cili në këto ditë të ftohta dimri jeton jashtë, në rrugë, pa mbështetjen e askujt.

Stafi i JOQ ALBANIA, shkoi pranë tij dhe mësoi më shumë për historinë e Aliut, i cili ishte i zhgënjyer nga gjithçka, por më së shumti nga djemtë e tij. Ai tregon mes lotësh se me djemtë i ka shkëputur marrëdhëniet, teksa rrëfen se momentet e vështira e kanë ndjekur gjatë gjithë jetës së tij.

Aliu jeton pranë një pallati, ku ka vendosur plasmasë dhe aty kalon ditët e ftohta dhe me shi, që kanë pushtuar Tiranën së fundmi.

69-vjeçari na trondit kur tregon se shpreshherë mendon edhe vetëvrasjen teksa thekson se JOQ është shpresa e tij e fundit, pasi shteti e ka harruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat