Pajisjet që shpenzojnë energji edhe pse nuk i përdorim, ekspertët tregojnë sekretin

Shqipëria

Pajisjet që shpenzojnë energji edhe pse nuk i përdorim, ekspertët tregojnë sekretin

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Deklaratat për krizë energjitike, janë pasuar dhe me efekte të tjera, si nga marrja e masave për shmangien e kësaj krize, por edhe nga mendimet në rritje se si familjarët shqiptarë mund të kontribuojnë për ta shmangur edhe vetë këtë krizë.

Ekspertët thonë se sekreti qëndron tek kursimi i energjisë, ku sipas tyre pajisjet të cilat qëndrojnë në kontakt me energjinë elektrike, megjithëse nuk i përdorim, nuk e ndalojnë rrotullimin e sahatit.

Mjafton që ata të dinë se çdo pajisje që mbahet në prizë edhe pse nuk e përdorim, shpenzon energji elektrike.

Arkitektja Ajda Çarçani dhe menaxhere e projektit, Rehub plus, sqaron se më së shumti në dimër harxhohet energji,kjo për shak të pajisjeve që përdoren për ngrohje.

Ajda Çarçani: “Dushin nuk duhet ta mbajmë në prizë, në momentin që ne nuk e përdorim. Duam të përdorim ujin sanitar, për tu larë, kemi nevojë për ujë të ngrohtë, e vendosim 2 orë përpara, realizohet ngrohja përdoret dhe hiqet nga priza. Çdo paisje e vendosur në prizë, nëqoftëse nuk ka një opsion që bëhët on, off pa patur nevojë ta heqësh, atëherë ti duhet ta heqësh nga priza. Vazhdon rrjedh burimi i energjisë”.

Instalimi i paneleve diellore për ngrohjen e ujit ka pasur një interes të madh nga qytetarët, dhe sipas ekspertëve, një pajisje e till kursen rreth 20% të faturës mujore të energjisë elektrike.

Ajda Çarçani: “Rreth 20% e faturës është bojleri, uji i bojlerit,kështu që ka ndikim” 

Edukimi për kursimin e energjisë duhet të nis që te moshat e vogla dhe vihet re se ditët e fundit ka pasur një ndërgjegjësim për këtë fushatë.

Ajda Çarçani: “Tani toka është në ditët e veta jo të mira, këtë e ndiejmë të gjithë, që nga ngrohja globale,nga ndryshimi i klimës e me radhë. Një i vogël duhet të mësohet, siç mësohet për detyrat fillestare, të lash duart,të lash faqet, duhet të mësohet edhe të fikë dritën”

Në kuadër të planit të saj të kursimit, qeveria ka urdhëruar institucionet shtetërore që të kursejnë deri në 15% energji krahasuar me një vit më parë, si dhe të mbajnë kondicionerët në punë me temperaturë deri në 27 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat