Berisha në Panair: Këtu për të denoncuar qëndrimin anti-libër, qeveria ndaloi fondet për bibliotekat e shkollave

Shqipëria

Berisha në Panair: Këtu për të denoncuar qëndrimin anti-libër, qeveria ndaloi fondet për bibliotekat e shkollave

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 12:24
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë një prononcim për mediat pas vizitës që bëri paraditen e së shtunës në Panairin e Librit. Berisha tha se e vizitoi sot Panairin, ndër të tjera, edhe për të dënuar qëndrimin anti-libër, që sipas tij mban qeveria Rama.

Kryedemokrati tha se qeveria Rama ka ndaluar fondet për librat e bibliotekave të shkollave, ndërsa solli po ashtu në vëmendje mënyrën sesi taksohen shtëpitë botuese dhe shtypshkronjat duke rritur kostot dhe ulur tirazhin.

Politika krejtësisht të kundërta premtoi kreu i demokratëve nëse ai dhe partia e tij do të vijnë në pushtet.

“Jam këtu për të denoncuar qëndrimin anti-libër të tij. Shqiptarët duhet ta dinë se libri në Shqipëri taksohet më shumë se kudo në Evropë. Duhet ta dinë se ato përpjekje që u bënë për të jetësuar bibliotekat në të gjitha shkollat e vendit, fondet që u caktuan për blerjen e librave, u ndaluan me një vendim anti-libër të Edi Ramës.

Rama, ky njeri që për veten e vet pretendon se më një libër ndërtoi sarajet e Surrelit, tani takson si shtëpitë botuese, ashtu edhe shtypshkronjat, duke rritur kostot dhe duke ulur tirazhet e librave në mënyrë dramatike. Vetëm tarifat dhe taksat doganore që ky vendos e bën librin pothuajse të ndryrë në territorin e Shqipërisë. Garantoj autorët e krijuesit se një politikë tjetër krejtësisht e ndryshme nga kjo do të instalohet,” tha Berisha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat