Samiti i Frankofonisë, Rama në fotografi me Abazoviqin: Me ma t’mirin

Shqipëria

Samiti i Frankofonisë, Rama në fotografi me Abazoviqin: Me ma t’mirin

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 13:17
Foto nga takimi

Samiti i Frankofonisë që po mbahet në Tunizi ka bërë bashkë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin në largim të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Rama ka ndarë një fotografi me Abazoviqin për të cilin thotë se është më i miri, njofton Klankosova.tv.

“Me ma t’mirin”, ka shkruar Rama në Facebook.

Pjesë e këtij samiti është edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Samiti i Frankofonisë për dy ditë do të mbledhë krerët e shteteve anëtare dhe anëtarëve të asociuar të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë për të diskutuar mbi sfidat e përbashkëta politike dhe ekonomike, forcimin e bashkëpunimit frankofon, avancimin e të drejtave të njeriut, arsimit, kulturës dhe demokracisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat