Megaoperacioni antikanabis në Krujë, arrestohen vëllezërit bashkëpunëtorë të 24 personave të tjerë

Shqipëria

Megaoperacioni antikanabis në Krujë, arrestohen vëllezërit bashkëpunëtorë të 24 personave të tjerë

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Policia e Krujës vuri në pranga dy vëllezër, që ishin shpallur në kërkim të akuzuar për “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Dy vëllezërit, akuzohen si bashkëpunëtorë me 17 shtetas të arrestuar dhe 7 të tjerë të shpallur në kërkim gjatë operacionit policor “Malësia e Krujës”.

Në pranga ranë: L. Sh., 37 vjeç dhe K. Sh., 35 vjeç, banues në Shkretë, Krujë.

Gjykata e Lartë e Kolegjit Penal, Tiranë, ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila u kishte caktuar këtyre shtetasve, masën “Detyrim paraqitjeje”, dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila u kishte caktuar atyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Dy vëllezërit, në bashkëpunim me 17 shtetas të arrestuar dhe 7 të tjerë të shpallur në kërkim, gjatë megaoperacionit policor të koduar “Malësia e Krujës”, të zhvilluar në vitin 2019, kanë kultivuar bimë narkotike, në zonat e pyllëzuara të disa fshatrave të bashkisë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat