Rrëfehet kandidati i “primareve” për Tiranën: Si fituam në një bastion shumë të majtë në kryeqytet

Shqipëria

Rrëfehet kandidati i “primareve” për Tiranën: Si fituam në një bastion shumë të majtë në kryeqytet

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 18:08
Gerti Bogdani

Kandidati në “primaret” e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Gerti Bogdani, është shprehur se koha për ndryshim është në të gjithë Shqipërinë.

Bogdani tha se ndryshimi nis nga Tirana, duke prekur edhe një sërë problematikash që sipas tij ka sot kryeqyteti.

Ai tregoi se është i gatshëm për të fituar Bashkinë më të madhe në vend, duke treguar edhe një shembull nga e kaluara, kur grupi që ai drejtonte arriti një fitore në minibashkinë 11, që ishte një zonë e majtë.

“Jemi të gjithë bashkë këtu për një qëllim shumë të rëndësishëm, për një qëllim për Shqipërinë. Koha për ndryshim është për të gjithë Shqipërinë. Duke qenë sëbashku nga kjo sallë në çdo cep të Tiranës, do të sjellim ndryshimin edhe për Shqipërinë. Sot çdo familje e ka nga një të larguar, e kanë nga një mik që ka marrë valixhet për të ikur nga ky vend. Shikoni këto vite sa metër asphalt ka hedhur bashkia në periferitë e Tiranës. Zero. Sepse është larg kamerave. Unë besoj që do dhe duhet të ketë zgjidhje. Të ndërtojmë një bashki që i jep shpresë qytetarëve që të mos marrin gomonet e të ikin në Angli. 14 maji është data e rëndësishme, jo 4 dhjetori. Kjo nuk është një garë nga garat e zakonshme. PD po e fut për herë të parë këtë risi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Për të mundur kryebashkiakun duhet vota e çdo demokrati. Duhet kontributi i qytetarëve. Në zgjedhje për minibashkinë 10 fituam një zonë shumë të majtë. Asnjëherë të thyer nga PD. Shkuam edhe tek qytetarët, dolëm më tej. Kërkoj mbështetjen tuaj jo për 4 dhjetorin, por për 14 majin, të sjellim ndryshimin në gjithë Shqipërinë”, u shpreh Bogdani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat