“Ka plasur në PS sot”, Këlliçi prezanton platformën për Bashkinë e kryeqytetit

Shqipëria

“Ka plasur në PS sot”, Këlliçi prezanton platformën për Bashkinë e kryeqytetit

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 18:31
Belind Këlliçi

Kandidati për “Primaret” e PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka akuzuar dot drejtuesin e një mediaje se ka shpërndarë sot lajme të rreme, gjoja për përplasje mes kandidatëve demokrat për kryeqytetin.

Këlliçi tha se e kundërta është e vërtetë, se sipas tij ka përplasje në Partinë Socialiste.

Më tej ai prezantoi platformën e tij për drejtimin e bashkisë, ku tha se qyteti ka nevojë të jetë proporcional dhe policentrik.

“Ka plasur te PS-ja sot. Karlo Bolino ka bërë disa Fake News qëpar, sikur ka ndodhur diçka midis nesh, por kjo nuk është e vërtetë. Apo jo Jul Deda. Me ndihmën e qytetarëve të Tiranës, unë jam i bindur se më 14 maj ne Bashkinë e Tiranës do ta fitojmë dhe kjo është e sigurt. Nëse fitoj do të kërkoj rihapjen e çështjeve të kryebashkiakut aktual. Plani im është shumë i shkurtër. Tirana ka nevojë të jetë policentrike. Tirana ak nevojë të jetë një qytet proporcional, ku ka vend edhe për makinat, edhe për biçikletat edhe për karrocat me fëmijë, etj. Përballë zyrës së Bashkisë është ngritur një kullë me 7 kate pa leje. I hyj kësaj gare me besim absolut se ne do ta fitojmë betejën më 14 maj”, u shpreh Këlliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat