Moti i keq/ Shtyhet lundrimi nga Porti i Durrësit drejt Barit, njoftimi për pasagjerët

Shqipëria

Moti i keq/ Shtyhet lundrimi nga Porti i Durrësit drejt Barit, njoftimi për pasagjerët

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Kushtet e vështira të motit kanë bërë që të shtyhet lundrimi nga Porti i Durrësit drejt Barit.

Në një njoftim për media, thuhet se nisja e tragetit do të bëhet me disa orë vonesë, ndërsa ftohen qytetarët që për çdo informacion të komtaktojnë me kompanitë e lundrimeve.

Njoftojmë të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar biletat për të lundruar me traget mbrëmjen e sotme drejt Barit(Itali) se për shkak të kushteve të vështira të motit, nisja nga Porti i Durrësit do të bëhet me disa orë vonesë.

Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë të gjitha detyrimet që lindin nga kjo vonesë, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me to.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe sapo të kemi një njoftim për normalizimin e situatës, do e bëjmë të ditur në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat