Uji merr përpara makinën në Malësi të Madhe, banori i zonës shpëton pasagjeren - policia jep detaje

Shqipëria

Uji merr përpara makinën në Malësi të Madhe, banori i zonës shpëton pasagjeren - policia jep detaje

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në Malësinë e Madhe ku rrjedha e ujit ka marr përpara një automjet ku po udhëtonin tre persona, babai bashkë me vajzën dhe djalin e tij.

Sipas policisë në momentin që automjeti është marrë përpara nga rrjedha e ujit, vajza ka mundur të dalë. Ajo është ndihmuar nga një banor i zonës dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër babai dhe vëllai i saj ende nuk janë gjetur. Polumbarët e RENEA-s dhe një grup i evakuim shpëtimit ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për gjetjen e tyre.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).

Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.

Në vendngjarje ndodhen  polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat