Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten gjatë natës sipërfaqe te mëdha tokash, izolohen disa shtëpi në Fushë-Krujë

Shqipëria

Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten gjatë natës sipërfaqe te mëdha tokash, izolohen disa shtëpi në Fushë-Krujë

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 07:52
Arkiv

Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit.

Shtimi i reshjeve  ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm  nga shtrati gjatë natës,  duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë.

Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç.

Niveli i ujit në arat e mbjella arrin deri në rreth 50 cm.

Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth ne fshatin Murqinë dhe Mallkuç.

Reshjet në mëngjesin e sotëm kanë pushuar, nëse rifillojnë situata do vijojë të mbetet problematike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat