Tragjedia me dy viktima në Shkodër, Bardh Spahia tregon si ndodhi ngjarja ku humbën jetën babë e bir

Shqipëria

Tragjedia me dy viktima në Shkodër, Bardh Spahia tregon si ndodhi ngjarja ku humbën jetën babë e bir

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 00:20
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka folur mbrëmjen e sotme për tragjedinë e ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ku babë e bir humbën jetën pasi makina me të cilën ata po udhëtonin u mor përpara nga uji pas reshjeve të shumta në Përroin e Thatë në Bogë.

Ai deklaroi në emisionin “Open” se ngjarja tragjike ka tronditur jo vetëm Shkodrën por çdo shqiptar kudo ku ndodhet. Duke u ndalur te ngjarja e rëndë, Spahia u shpreh se vërshimi i papritur i Përroit të Thatë nuk i ka lënë kohë dy viktimave të dalin nga makina. Ai u shpreh se 50-vjeçari që drejtonte automjetin ka qenë punonjës i bashkisë së Shkodrës, si dhe mik e dashamirës i shumë shkodranëve.

“Përcjell ngushëllimet familjarëve  të dy viktimave të kësaj situate të krijuar nga rrebeshi në Malësinë e Madhe. Ngjarje tragjike që tronditi jo vetëm opinionin e Shkodrës por çdo shqiptar kudo ndodhet.

Ka qenë një vërshim i papritur i Përroit të Thatë, përrua i pabesë sepse ndryshon fuqinë e rrjedhës së tij ën mënyrë të papritur. Është i rrëmbyeshëm. Nuk i ka lënë kohë dy viktimave por e rëndësishme është që një nga pjesëtarët e asaj familjeje, vajza e viktimës ka shpëtuar dhe djali e babai fatkeqësisht humbën jetën. Ka qenë punonjës i bashkisë së Shkodrës, mike  dashamir i shumë shkodranëve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat