Moti i keq me shtrëngata dhe rrebeshe/ ARRSH tregon akset rrugore të pakalueshme: Tregoni kujdes dhe ulni shpejtësinë

Shqipëria

Moti i keq me shtrëngata dhe rrebeshe/ ARRSH tregon akset rrugore të pakalueshme: Tregoni kujdes dhe ulni shpejtësinë

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka reaguar lidhur me situatën e përmbytjeve në vend. Në një status në “Facebook”, ARRSH bën thirrje që drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm.

Statusi:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin duke sjellë një qetësim të situatës.

Për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat