“Unë dje shpëtova për qime”/ Komisioni ngre problemin për skuterat elektrik

Shqipëria

“Unë dje shpëtova për qime”/ Komisioni ngre problemin për skuterat elektrik

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 14:03
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese

Ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese u ngrit një çështje shumë e rëndësishme për të pranishmit. Ishte anëtari i komisionit, Ismet Beqiraj, ai i cili kërkoi që të merren masa për skuterat (mono-patinat).

Duke vijuar po këtë çështje, kryetari i Komisionit, Arben Pëllumbi tha se ditën e djeshme për pak pësoi një aksident nga këto mjete.

Ai shtoi se ky nuk është problem vetëm në Shqipëri por dhe në vende të tjera.

Ismet Beqiraj: Ato të vijnë plumb, moto patinat. Nuk duhet ti trajtojmë kur ndodh vetëm aksident. Ne po ndërhyjmë në kodin ligjor. Do na duhet

Arben Pëllumbi: Unë dje kam shpëtuar për një qime. Ky nuk është problem vetëm në Shqipëri, kërkon studim dhe më të gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat