Era e fortë ‘pushton’ qarkun e Gjirokastrës, mbeten në errësirë disa qytete

Shqipëria

Era e fortë ‘pushton’ qarkun e Gjirokastrës, mbeten në errësirë disa qytete

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Erërat e fuqishme dhe shirat me intensitet të lartë kanë përfshirë mbrëmjen e sotme të gjithë qarkun e Gjirokastrës.

Si pasojë e erës së fortë, OSHEE ka stakuar energjinë elektrike në disa njësi administrative konkretisht:

 Luftinjë, Dragot, Kurvelesh, Cepo, Picar, Lunxhëri, Dropull i Sipër, Ballaban si dhe në bashkitë Gjirokastër, Tepelenë dhe Këlcyrë.

Aktualisht si pasojë e rënies së inerteve rruga Kolonjë-Picar në Bashkinë e Gjirokastrës kalohet me vështirësi nga automjetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat