Gruaja sulmohet nga një qen rrugësh në Gjirokastër, niset me urgjencë drejt Tiranës në gjendje të rëndë!

Shqipëria

Gruaja sulmohet nga një qen rrugësh në Gjirokastër, niset me urgjencë drejt Tiranës në gjendje të rëndë!

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Një grua është kafshuar nga një qen rrugësh në lagjen Palorto në Gjirokastër.

Sipas burimeve për Gazetën Panorama, e dëmtuara është 47-vjeçarja Vali.D, e cila ka marrë plagë serioze në të dy duart e saj dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Agresiviteti i qenit ka bërë që gruaja të dëmtohet në kapilarët e venave të gjakut në të dy gjymtyrët. Gjendja shëndetësore e gruas vlerësohet si kritike ndaj dhe është nisur me urgjencë me autoambulancë drejt Tiranës.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat