Qeni sulmon gruan në Gjirokastër/ Dëmtime të rënda në gjymtyrë, niset me urgjëncë drejt Tiranës

Shqipëria

Qeni sulmon gruan në Gjirokastër/ Dëmtime të rënda në gjymtyrë, niset me urgjëncë drejt Tiranës

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Një grua ka mbetur e lënduar rëndë pas një sulmi nga një qen rruge në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen ”PALORTO”, ku 47-vjeçarja është kafshuar nga qeni në të dy duart.

Sulmi i ka dëmtuar kapilarët e venave të gjakut në të dy gjymtyrët.

Gjëndja shëndetësore e saj është vlerësuar kritike prandaj është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat