Aksident i rëndë! Makina përplaset me autobusin, shoferja me urgjencë drejt spitalit

Shqipëria

Aksident i rëndë! Makina përplaset me autobusin, shoferja me urgjencë drejt spitalit

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 20:22
Pamje nga aksidenti

Një makinë është përplasur me urbanin e linjës “Kombinat –Kinostudio” këtë të shtunë në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:45.

Makina është përplasur me pjesën e pasme të urbanit. Mësohet se shoferja e makinës është lënduar si pasojë e përplasjes së fortë.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit. Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhura rrethanat e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat