Mbledhja Shqipëri-Kosovë sjell Bashën në Kuvend pas disa kohësh mungesë

Shqipëria

Mbledhja Shqipëri-Kosovë sjell Bashën në Kuvend pas disa kohësh mungesë

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 10:49
Lulzim Basha në Kuvend

Mbledhja e parë e përbashkët Shqipëri-Kosovë ka sjellë ditën e sotme në Kuvend edhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ish-kreu i të djathtëve shihet i ulur bashkë me ligjvënës të tjerë të Partisë Demokratike ndërsa në Parlament sapo ka nisur seanca e përbashkët në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë.

Kujtojmë se Basha ka munguar kryesisht në seancat plenare që prej daljes së informacioneve se PD kur drejtohej nga ai ka marrë financime nga Rusia.

Ish-kryedemokrati ka qenë prezent për herë të fundit në Parlament një mesnatë për të votuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat