"430 kg kokainë në Fier", Dogjani: Sasia e madhe tregon se ishte e lidhur me shtetin

Shqipëria

"430 kg kokainë në Fier", Dogjani: Sasia e madhe tregon se ishte e lidhur me shtetin

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 21:55
Asllan Dogjani

Asllan Dogjani, kandidati për primare i Kamzës i ftuar në një intervistë për RTV Ora foli dhe për operacionin antidrogë të disa ditëve më parë në Frakull të Madhe të Fierit ku u kapën 430 kg kokainë.

Ai deklaroi se futja në Shqipëri e nëj sasie kaq të madhe e llojit kokainë tregon se ajo ishte e lidhur me qeverinë e shtetin. Sipas tij po të mos ishin ndërkombëtarët , ajo sasi droge nuk do të ishte kapur ndonjëherë dhe ata persona do të vazhdonin aktivitetin e tyre në transportimin dhe tregtimin e kokainës.

"Nuk ka rëndësi sa konsumojnë, janë të destinuar si ngarkesë për jashtë shtetit, pavarësisht se numri në Shqipëri është i jashtëzakonshëm.

Ajo që më shqetëson është ajo që kemi paralajmëruar sa i përket kriminalitetit. Të futet 430 kg drogë në Shqipëri e llojit kokainë apo heroinë, nuk mund të futet pa qenë e lidhur me shtetin dhe pushtetin. Gjë që është shqetësuese.

Nuk dallohet sot kush është krimi dhe kush është qeveria. Kjo është resto që po i kthen politika grupeve kriminale. Po të mos ishte DEA amerikane dhe ndërkombëtarët ai do të vazhdonte të transportonte, tranzitonte e tregtonte drogë për kokërr të qejfit, pasi ishte i lidhur me qeverinë.

Qeveria i ka përdorur këto grupe kriminale për fushata elektorale dhe sot për mua kjo qeveri drejtohet nga krimi i organizuar. Në kohën kur në 2015 Shqipëria u kultivua drogë nga ministri i brendshëm, këtu ka degraduar gjithçka," tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat