Dita e Flamurit/ Nga Elbasani në Gjirokastër, ja si u festua sot 110-vjetori i Pavarësisë në vend

Shqipëria

Dita e Flamurit/ Nga Elbasani në Gjirokastër, ja si u festua sot 110-vjetori i Pavarësisë në vend

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Festa e Flamurit është festuar ditën e sotme në disa qytete të vendit me aktivitete e festime që kanë pasur edhe pjesëmarrjen e qytetarëve, ndërsa BalkanWeb sjell më poshtë si janë Zhvilluar festimet në qytetet e Elbasanit, Beratit e Gjirokastrës.

Elbasan

Në këtë ditë të shënuar aktiviteti u zhvillua në monumentin e Aqif Pashë Biçakçiut, i cili ishte një nga organizatorët e ngritjes së Flamurit në Elbasan dhe krahut të djathtë të Ismail Qemalit.

Homazhe kanë zhvilluar kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, prefektja e Elbasanit Majlinda Perriu, deputetët e Elbasanit Evis Kushi dhe Florenc Spaho, familjarë të patriotëve elbasanas, intelektualë, qytetarë etj.

Fjalën e rastit e mbajti prefektja Majlinda Peza, e cila ngriti lart vlerat e firmëtarëve të Pavarësisë. Ndërkohë që janë vendosur buqeta me lule dhe janë bërë nderime pranë monumentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat