Temperaturat arrijnë në -4 gradë, meteorologu tregon se ku pritet të ketë reshje dëbore nesër

Shqipëria

Temperaturat arrijnë në -4 gradë, meteorologu tregon se ku pritet të ketë reshje dëbore nesër

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Dita e sotme ka nisur me dominimin e kthjellimeve si në zonat e ulëta dhe në zonat malore. Meteorologu Hakil Osmani parashikoi në një intervistë për Euronews Albania se sot nuk pritet që të ketë reshje shiu.  

Dita e sotme ka sjelle një rënie të temperaturave, ku në zonat malore kanë shkuar deri në -4 gradë.

Ndërsa nesër pritet të ketë një rritje të temperaturave.

Përsa i përket kushteve atmosferike, nesër do të ketë më shumë vranësira në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore, kryesisht në juglindje do të ketë edhe reshje dëbore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat