​Presidenti gjerman mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga presidenti Begaj

Shqipëria

​Presidenti gjerman mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare nga presidenti Begaj

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 10:48
Bajram Begaj dhe Frank Walter Steinmeier

Për herë të parë në 27 vite, Shqipëria u vizitua këtë të enjte nga një president gjerman.

Kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj ka pritur me një ceremoni zyrtare Presidentin gjerman Frank Walter Steinmeier.

Pas ceremonisë me nderime ushtarake, Steinmeier dhe Begaj do të zhvillojnë një takim në ambientet e Presidencës dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Po ashtu, presidenti Gjerman Frank Walter Steinmeier do të mbajë dhe një fjalë në Kuvendin e Shqipërisë.

Vizita e Steinmeier në Tiranë është sinjal i fortë për mbështetjen e Gjermanisë ndaj integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat