Begaj, kërkesë Papës: Selia e Shenjtë të njohë pavarësinë e Kosovës, ndihmon dialogun!

Shqipëria

Begaj, kërkesë Papës: Selia e Shenjtë të njohë pavarësinë e Kosovës, ndihmon dialogun!

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 14:41
Foto nga takimi

“Nuk ka dyshim, se roli i Papës për të ruajtur paqen në Ballkan është tejet i rëndësishëm. Për këtë arsye, dhe i kërkova Papa Françeskut që Selia e Shenjtë të njohë pavarësinë e Kosovës, sepse një hap i tillë do t’i jepte një shtysë të fortë për të çuar përpara procesin e ngadaltë të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Është treguar i drejtpërdrejtë presidenti i Republikës, Bajram Begaj në takimin e zhvilluar me kreun e Kishës Katolike në Vatikan, disa detaje të të cilit vetë udhëheqësi i shtetit shqiptar i ka zbuluar në një intervistë për të përditshmen italiane, Il Tempo.

Begaj thekson aty rëndësinë kyçe që ka zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor. “Eksperienca jonë flet shumë: nuk luhet “luftërash” në territore me një të shkuar problematike dhe që akoma sot, nuk i kanë kapërcyer plotësisht tensionet.

Nevojitet një vizion i shëndetshëm europian për të ardhmen, një dialog i vazhdueshëm që të prodhojë energji pozitive dhe prosperitet ekonomik. Shtrirja e Europës drejt Ballkanit nuk duhet të përballet me euro-skepticizëm brenda vetë BE-së”, u shpreh Begaj në intervistë ndërsa nënvizoi gjithashtu domosdoshmërinë e forcimit të lidhjes mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë duke kujtuar se jemi vendi i Nënë Terezës, e cila u shenjtërua në 2016-tën.

Edhe vetë biseda e tij me Papën Francesk pati në fokus integrimin europian të Shqipërisë dhe mbarë rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat