RENEA e autoblinda në gatishmëri, çfarë ndodh në Tiranë në pritje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor

Shqipëria

RENEA e autoblinda në gatishmëri, çfarë ndodh në Tiranë në pritje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 09:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Si asnjëherë me parë Tirana është sot nën masa të rrepta sigurie në kuadër të Samiti BE-Ballkani Perëndimor, që pritet të nisë pas pak në kryeqytet.

Në videot që gazetari Muhamed Veliu ka siguruar për Top Channel, shihen qartë forca të shumta policore, makina te rrugores, RENEA apo edhe autoblinda, të cilët ndodhen në gatishmëri për mbarëvajtjen e Samitit.

Kujtojmë se ndërsa në Tiranë pritet të mblidhen sot liderët e BE-së, opozita e drejtuar nga Sali Berisha ka thirrur shqiptarët në protestë.

Për arsye sigurie dhe për të garantuar mbarëvajtjen e këtij Samiti, policia ka ndërmarrë një sërë masash të cilat nisin me bllokimin e rrugëve por edhe devijime të disa akseve interurbane dhe urbane, të kryeqytetit, duke nisur nga ora 06:00, e datës 06.12.2022, deri në orën 18:00, të datës 06.12.2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat