Sa i sinqertë ishte reagimi i grupit të Alibeajt? Berisha: Sulmi ndaj meje i lidhur kryekëput me Ramën!

Shqipëria

Sa i sinqertë ishte reagimi i grupit të Alibeajt? Berisha: Sulmi ndaj meje i lidhur kryekëput me Ramën!

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 15:55
Sali Berisha

Sali Berisha i pyetur se sa i sinqertë ishte reagimi i deputetëve të grupit të Alibeajt u shpreh se “sulmi ndaj tij ishte i lidhur kryekëput me Ramën, me askënd tjetër”.

Lideri i opozitës theksoi se plani i rradhës do jetë një “lëvizje e strukturuar kundër këtij krimineli në pushtet.”

Sali Berisha: “Ky është problem i lidhur kryekëput me Ramën, faktohet çdo gjë. Është i lidhur me Edi Ramën, me askënd tjetër.”

Lëvizje e strukrurar kundër këtij krimineli në pushtet, po bën gjithçka për të qëndruar dhe po punoj fort të bindur demokratë, qytetarët se këtu s’do ketë votim të vërtetë nga ky regjim monist e ky person, sepse nuk ikën kurrë me votë.

Kur do vijë momenti e them unë. S’ka njeri që më thotë e ke gabim. Ne do të votojmë, ose të largohemi të gjithë, të shfaroset ky komb ose do votojmë. Do marrim pjesë në votime, Ramën ne e veçojmë.

 Rama është organizatori i këtyre sulmeve, 100% organizator.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat