Si duhet të veprojnë truprojat? 

Shqipëria

Si duhet të veprojnë truprojat? 

Fahri Mahalla Nga Fahri Mahalla Më 7 dhjetor 2022 Në ora: 12:50
Profesor Fahri Mahalla gjatë një demonstrimi

Kam një këshill për truprojat gjatë përcjelljes së personaliteteve, në turma protestuese apo në manifestim. Truprojat duhet ta formojnë  shkronjën U gjatë përcjelljes së personaliteteve. Nuk duhet të radhiten në vije drejtvizore.

Sepse sulmuesit, arrin shumë lehtë ti godasin personalitetet, si që e pamë sulmuesin, që e goditi ish presidentin e Shqipërisë Sali Berishën.

Sulmuesi nuk ishte i rastit, ai ishte i përgatitur, goditjen e tij u ekzekutua në mënyrë profesionale.

Truprojat që përcjellin personalitetet në turma duhet ta formojnë shkronjën U, me gjatësi anësorë minimum tre deri ne 4 metra, gjerësia e shkronjës U sipas nevojës. Shkronja U shumë shpejt formohet në rreth dhe pamundëson goditjen e personit, apo personaliteteve nga turma.

Truprojat bëjnë gabim, nëse i përcjellin personalitetet në radhitje në vij drejtevizore. Po të ishte formua shkronja U, nga truprojet, sulmuesi kurrë nuk do të arrinte, ta godiste ish presidentin Sali Berishën. 

Shkronjën  U mund të shndërrohet shpejt në rreth, shkronjën U mund ta shndërrojmë me një rreth, me dy rreth dhe me tre rreth,  varësisht nga masa e njerëzve që janë në atë manifestim, apo në atë protestë qoftë duke ecur, qoftë duke qëndruar, shkronjën U është e domosdoshme, për ti mbrojt personalitetet. Njëherit shkronja U, shumë shpejt mund të formohet në rreth mbrojtës. Kjo strategji është shumë efikase, për mbrojtjen e personaliteteve.

Sulmuesin sa ma shumë persona, që tentojnë ta godasin, sulmuesi shpëton lehtë.

Sulmuesin duhet ta neutralizojnë, tre truproje. Truprojet tjera  duhet ta formojnë rrethin 360 shkallë, duke u kthyer me fytyrë nga turma e njerëzve. Tre truprojet merren me sulmuesin brenda rrethit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat